Njoftohuni me “Qytetin e Pelikanëve”

Pelikanët e Liqenit të Shkodrës – një thesar natyror i Tuzit

Tuzi, një qytet i vogël me histori dhe kulturë të pasur, është gjithashtu një portë e hapur drejt pasurisë natyrore që ofron Liqeni i Shkodrës. Ky liqen, ndodhet vetëm 7 km larg nga qendra e Tuzit dhe është një destinacion natyror që ofron mundësi unike për të eksploruar biodiversitetin e pasur të këtij ekosistemi.

Në bregun e liqenit, pranë Kronit të Nenhelmit, mund të takoni peshkatarët vendas që ofrojnë vizita guidë për të parë pelikanët dhe shumë specie të tjera të shpendëve. Pelikanët që jetojnë në këtë zonë janë simbol i biodiversitetit dhe natyrës së paprekur që rrethon qytetin e Tuzit, duke e shndërruar këtë vend në një destinacion të veçantë për adhuruesit e natyrës, vëndasit dhe turistët nga e gjithë bota.
Ky është një vend i mrekullueshëm ku mund të shijoni bukurinë natyrore të liqenit, të shihni pelikanët në mjedisin e tyre natyral dhe të mësoni më shumë për jetën e pasur të ujërave të Shkodrës.

Ky shpend i bukur me ngjyrë të bardhë e pulla gri dhe në maja të krahëve me pendë të zeza, deri para pak vitesh rrezikonte të zhdukej. Me një gjatësi deri në 1,9 metra dhe me peshë deri në 20 kg, pelikani ushqehet me peshq e gjallesa të tjera, që e bën liqenin të favorshëm për ta. Gjatësia e trupit është rreth 180 cm, ndërsa hapja e krahëve rreth 3 m. Pesha measatare është prej 11,5 kilogramë dhe e bën shpendin më të rëndë në botë të gjinisë së vet.

Vizitorët që vijnë për të parë pelikanët, gjithashtu mund të shijojnë mikpritjen e ngrohtë të qytetit, historinë e tij të pasur dhe kulturën unike që e bën Tuzin një vend të veçantë. Vizita këtu është një mundësi për të parë nga afër këtë shpendë magjepsës dhe për të përjetuar atmosferën unike që ofron liqeni, vetëm një hap larg nga qyteti i Tuzit. Prandaj, kushdo që viziton këtë qytet do të jetë pjesë e një eksperience që do t’i ngulitet në mendje dhe do të kthehet si një kujtim të paharrueshëm.

Add a Comment

Your email address will not be published.

Tuzi Travel platform

Is part of the "Digital Map" project
by the Municipality of Tuzi